
Lohan di kush ka plaçkitur shtëpinë e saj
Aktorja Lindsay Lohan thotë se ajo e di se kush e ka thyer shtëpinë e saj në Los Angeles gjatë vikendit të kaluar.Sipas yllit të filmit “Mean Girls”, përgjegjës për plaçkitjen e shtëpisë së saj është një ‘mik i vjetër’ i aktores.
Duke u përgjigjur në një koment në faqen në Twitter, që thotë se ajo ka qenë me fat që kompjuteri i saj nuk është vjedhur, aktorja ka shkruar: “Për këtë arsye e di se nuk ka qenë plaçkitje. Gjërat elektronike janë marrë... vetëm gjërat të cilat një mik i vjetër e ka ditur se janë të rëndësishme për mua”.
Nga shtëpia e saj përveç këpucëve, çantave dhe stolive, është marrë edhe një kuti sigurie e aktores, e cila raportohet se ka pasur video dhe fotografi ku është përfshirë ajo, dhe të cilat mund ta turpërojnë atë nëse bëhen publike.
No comments:
Post a Comment